(VIDEO) Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe krizë politike

(VIDEO) Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe krizë politike

As kryeministri Hristijan Mickoski nuk e konsideron rrezik për krizë politike bllokadën parlamentare të paralajmëruar nga BDI. Ai deklaroi se, bllokimi i miratimit të ligjeve me Badenter në Kuvend nga ana e BDI-së nuk mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski tha se nuk sheh krizë dhe se pushteti ka shumicë stabile.

MARKETING

Description of image

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

“Jo. Nuk shoh krizë. Ne kemi shumicë stabile. Nuk mendoj se kjo paraqet çfarëdo krize”, tha Mickoski. Ai shtoi: “Do t’ju rikujtoj se kryetarin e Kuvendit e zgjodhën në shkallë”.

Nga ana tjetër, kryeparlamentari Afrim Gashi tha të hënën se, pavarësisht paralajmërimeve për vazhdim të bllokadës, të gjitha ligjet do të vihen në votim, përfshirë ato për të cilët nevojitet badenter. Ai akuzoi opozitën se në këtë mënyrë, por keqpërdorim i Rregullores së Kuvendit. Sa i përket mundësisë që, nëse bllokada të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ai tha se zgjedhje të tilla do të ketë kur 61 deputetë të vendosin për shpërndarjen e Kuvendit.

Kujtojmë se, me vërejtje procedurale, BDI-ja bllokoi miratimin e ligjeve në Kuvend para pushimeve. Edhe pse përfundoi debati për disa ligje për të cilat nevojitet Badenteri, përkatësisht votimi i deputetëve nga komunitetet joshumicë, si për shembull Ligji për përfaqësimin e drejtë, për këto ligje nuk u votua.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING