Arabia Saudite e “përkushtuar” për aktivizimin e mekanizmave të paktit të mbrojtjes së Mekës
Ministri saudit i Mbrojtjes, Princi Khalid bin Salman, ka deklaruar se Arabia Saudite është e përkushtuar për aktivizimin e mekanizmave në kuadër të Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës për të forcuar integrimin dhe për të avancuar sigurinë dhe stabilitetin, transmeton Anadolu.
“Pata kënaqësinë të kryesoj delegacionin e Mbretërisë në takimin e parë të Komitetit Strategjik Politik dhe të Mbrojtjes”, tha Princi Khalid në rrjetin social amerikan X.
“Riafirmuam përkushtimin tonë për aktivizimin e mekanizmave të Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës në një mënyrë që forcon integrimin dhe avancon sigurinë dhe stabilitetin”, theksoi ai.
Turqia po pret takimin e parë të Komitetit Strategjik Politik dhe të Mbrojtjes, i krijuar në kuadër të marrëveshjes për të ofruar drejtim strategjik për zbatimin e saj.
Komiteti mbledh ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, si dhe shefat e shtabeve të përgjithshme të Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, më 7 gusht në Mekë nënshkruan Marrëveshjen e Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës në Mekë.

