(VIDEO) Digjet një autobus në Vodno dhe një veturë te “Mavrovasja”

(VIDEO) Digjet një autobus në Vodno dhe një veturë te “Mavrovasja”

Një autobus i Ndërmarrjes së Transportit Publik në Shkup, i cili po udhëtonte në linjën numër 25 drejt Vodnos, u përfshi nga zjarri sot në afërsi të pikës së vëzhgimit të Vodnos së Mesme.

MARKETING

Description of image

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftoi detajet e ndërhyrjes, duke sqaruar se dy automjete zjarrfikëse dhe shtatë zjarrfikës nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit morën pjesë në shuarjen e zjarrit.

Falë reagimit të shpejtë dhe të qetë të shoferit, autobusi u parkua në një vend të përshtatshëm, gjë që parandaloi përhapjen e zjarrit në zonën përreth dhe pyllin e Vodnos.

Në incident nuk pati të lënduar.

Ndërmarrja e Transportit Publik në Shkup informon se shërbimet kompetente po kryejnë kontrollet e nevojshme, pas të cilave duhet të përcaktohet shkaku i saktë i shpërthimit të zjarrit.

Ndërkohë, ka pasur edhe një vatër tjetër të zjarrit, dhe atë në qendër të kryqytetit.

Një veturë është djegur në udhëkryqin në afërsi të Qendrës tregtare Mavrovasja. Edhe këtu zjarrëfikësit kanë intervenuar për ta fikur zjarrin./SHENJA/

MARKETING