(VIDEO) Mucunski: Vendi ynë po synon të afrohet edhe më shumë me Izraelin

(VIDEO) Mucunski: Vendi ynë po synon të afrohet edhe më shumë me Izraelin

Vendi ynë po synon të afrohet edhe më shumë me Izraelin. E kjo është premtuar nga ministri i Jashtëm Timço Mucunski i cili propozon që të ketë linjë direkte ajrore nga Shkupi dhe Ohrit në Tel Aviv, me qëllim siç ka thënë nxitjen e mëtejshme të shkëmbimit turistik, kontakteve afariste dhe lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.

MARKETING

Description of image

Në një intervistë për gazetën izraelite “The Jerusalem Post”, të dhënë gjatë vizitës së tij të parë në Izrael në cilësinë e ministrit, theksoi potencialin që Republika e Maqedonisë së Veriut të pozicionohet si një pikë e rëndësishme hyrëse drejt Evropës për turistët, kompanitë dhe investitorët izraelitë.

Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme

Një nga temat e para për të cilat diskutuam ishte mundësia e vendosjes së një linje ajrore direkte mes Tel Avivit dhe Shkupit ose Tel Avivit dhe Ohrit, i cili është qendra jonë kryesore turistike dhe qyteti që, besoj, çdo izraelit do të dëshironte ta vizitonte”.

Kreu i diplomacisë theksoi se ambicia shkon përtej turizmit. Shtoi se pozita strategjike e vendit në kryqëzimin e dy korridoreve të rëndësishme evropiane të transportit – Korridoreve 8 dhe 10 – si dhe investimet në ndërlidhjen energjetike, krijojnë mundësi që vendi të shërbejë si pikë hyrëse për kompanitë izraelite që dëshirojnë ta zgjerojnë praninë e tyre në tregjet evropiane.

Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme

Ne duam të jemi portë drejt Evropës jo vetëm për turistët izraelitë, por edhe për kompanitë izraelite. Mund të jemi gjithashtu pikë hyrëse për investitorët izraelitë në tregun evropian, potenciali i të cilit ende nuk është shfrytëzuar plotësisht nga komuniteti i biznesit izraelit, por edhe treg për eksport”.

Mucunski ka potencuar se marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me Izraelin duhet të ngrihen në një nivel të ri dhe të përkthehen në bashkëpunim më konkret në disa fusha me interes të përbashkët. Ndërsa, ka pranuar se që nga formimi i Qeverisë, marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin i kanë vendosur si një nga prioritetet e politikës së jashtme të vendit.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING