(VIDEO) Dosja Sheholli, Bashkësia Islame e Kosovës kërkon zbardhjen e dokumentit që fyen muslimanët

(VIDEO) Dosja Sheholli, Bashkësia Islame e Kosovës kërkon zbardhjen e dokumentit që fyen muslimanët

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka reaguar pas histerisë së krijuar për shkak të publikimit të disa informacioneve në kuadër të një hetimi që po bën prokuroria ndaj spiunit të dyshuar Fatmir Sheholli. Në materialet e publikuara në media gritet pretendimi për gjoja ekzistimin e një platforme serbe për shfrytëzimin e xhamive dhe të simboleve tjera islame për diskreditimin ndërkombëtar të vendit. Tërnava ka deklaruar se dallimet fetare nuk kanë qenë dhe nuk duhet të bëhen burim përçarjeje, përkundrazi, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa janë vlera që duhet t’i mbrojmë dhe t’ua përcjellim brezave të ardhshëm.

MARKETING

Description of image

NAIM TËRNAVA, MYFTI I KOSOVËS

Në këtë kontekst, publikimi i materialeve të paraqitura si pjesë e gjetjeve të Prokurorisë, përfshirë edhe materialet që lidhen me telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli dhe dokumentin e cilësuar në publik si ‘Top Secret’, ka krijuar një situatë që kërkon maturi, përgjegjësi dhe, mbi të gjitha, zbardhjen e plotë të së vërtetës”

Myftiu Tërnava ka deklaruar se kjo deklaratë nuk është thirrje për përplasje, por është thirrje për të vërtetën, drejtësinë dhe përgjegjësinë institucionale.

NAIM TËRNAVA, MYFTI I KOSOVËS

Institucioneve kompetente u bëjmë thirrje që këtë çështje ta trajtojnë me seriozitetin dhe përgjegjësinë që kërkon, duke garantuar një proces profesional, të paanshëm dhe të bazuar në fakte. Është e domosdoshme të zbardhet plotësisht autorësia dhe origjina e dokumentit, rrethanat dhe qëllimi i hartimit të tij, autenticiteti, mënyra e përdorimit dhe, mbi të gjitha, nëse dhe çfarë ndikimi ka pasur ai në zhvillimet shoqërore e institucionale në Kosovë. Le të ndahen faktet nga pretendimet dhe le të mbajë përgjegjësi secili për veprimet e veta”

Myftiu ka deklaruar se nuk duhet lejuar që një çështje e tillë të përdoret për të nxitur përçarje ndërmjet qytetarëve të Kosovës, për të dëmtuar marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve fetare apo për të cenuar vlerat e bashkëjetesës. /SHENJA/ 

MARKETING