Mot i nxehtë sot në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 39 gradë

Mot i nxehtë sot në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 39 gradë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri në mesatare në disa zona.

MARKETING

Description of image

Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për zhvillim të jostabilitetit të izoluar, i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë, kryesisht nga drejtimi i veriut.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 15 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.

Temperatura minimale në kryeqytet do të jetë 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 39 gradë Celsius.

MARKETING