Meta do të paguajë 12.6 miliardë dollarë për zgjidhjen e çështjes për varësinë nga rrjetet sociale me shtetet amerikane

Meta do të paguajë 12.6 miliardë dollarë për zgjidhjen e çështjes për varësinë nga rrjetet sociale me shtetet amerikane

Kompania amerikane e rrjeteve sociale dhe teknologjisë Meta ka rënë dakord të paguajë 12.6 miliardë dollarë për të zgjidhur një çështje federale të ngritur nga një koalicion i prokurorëve të përgjithshëm të 29 shteteve, të cilët pretendojnë se kompania ka paraqitur në mënyrë të pasaktë dëmet e mundshme që platformat e saj të rrjeteve sociale mund t’i shkaktojnë shëndetit mendor të fëmijëve, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Sipas raportit nga CNBC, vendimi i propozuar me marrëveshje gjithashtu do t’i kërkojë Meta-s të vendosë kufizime ditore të përdorimit dhe bllokime gjatë natës për përdoruesit adoleshentë të platformave, përfshirë në Facebook dhe Instagram, të forcojë masat për verifikimin e moshës dhe të ofrojë mjete shtesë për prindërit dhe kujdestarët.

CNBC bëri të ditur se 7 për qind e shumës së marrëveshjes do të paguhej menjëherë.

Marrëveshja u bë publike në një dokument të dorëzuar në gjykatë gjatë javës së dytë të një procesi gjyqësor federal në shtetin e Kalifornisë.

Çështja u drejtua bashkërisht nga Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta dhe prokurorët e përgjithshëm të Kolorados, New Jerseyt dhe Kentuckyt, në emër të koalicionit prej 29 shtetesh.

Procesi gjyqësor buroi nga një padi e vitit 2023, në të cilën Meta akuzohej se kishte mashtruar publikun lidhur me rreziqet që lidhen me Facebook-un dhe Instagram-in, si dhe ndikimin e tyre te përdoruesit e rinj.

MARKETING