Ekspertiza e mbrojtjes për “Onkologjinë”: Në mjekimin e disa pacientëve kanë marrë pjesë nga tre, gjashtë deri në tetë profesionistë mjekësor, nuk mund të kërkohet përgjegjësi individuale

Ekspertiza e mbrojtjes për “Onkologjinë”: Në mjekimin e disa pacientëve kanë marrë pjesë nga tre, gjashtë deri në tetë profesionistë mjekësor, nuk mund të kërkohet përgjegjësi individuale

Në mjekimin e disa pacientëve kanë marrë pjesë nga tre, gjashtë deri në tetë persona profesionistë mjekësor, nuk mund të kërkohet përgjegjësi individuale, theksoi në marrjen e sotme në pyetje të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, këshilltari teknik i të akuzuarit të parë, doktor Vladimir Danillovski, për rastin “Onkologjia”, i cili udhëhiqet kundër ish-drejtorit të Klinikës për Onkologji, Nino Vasev dhe dy onkologëve të tjerë, të pandehur për mjekim joadekuat të pacientëve.

MARKETING

Description of image

Danilovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtpëdrejta të mbrojtjes, tregoi se pas kontrolleve shtesë në dokumentacionin e plotë për mjekimin e disa pacientëve, ka vërtetuar se ekspertja e Prokurorisë – doktor Maja Radnik nga Sllovenia nuk ka disponuar me dokumentacion të plotë mjekësor për mjekimin e shumë pacientëve.

Nga 165 dokumente ku ka qasje për terapinë e dhënë të një pacienti konkret, Danilovski theksoi se, ekspertes Maja Radnik i janë dhënë 60, ndërsa një pacienti tjetër, siç theksoi, nuk i janë dhënë dokumente mjekësore për 11 vjet mjekim, por vetëm për disa muajt e fundit.

Në rrefimin e tij Danilovski, gjithashtu theksoi disa pacientë, mjekimi i të cilëve ka filluar tek Meri Peshevska, e cila si e pandehur e dytë në lëndë e pranoi fajlin dhe gjykata e dënoi në dy vite dënim me burg me kusht, por edhe pacientë që janë mjekuar tek onkologë tjerë ose jashtë Klinikës për Onkologji, si dhe se në mjekimin e disa pacientëve kanë marrë pjesë nga tre deri në gjashtë, ndërsa në disa raste eedhe tetë profesionistë mjekësorë.

Sipas Danilovskit, nuk mund të bëhet një vlerësim i izoluar i trajtimit të pacientëve, por duhet të bëhet një pasqyrë dhe vlerësim i pjesës në trajtim të të gjithë onkologëve që morën pjesë në trajtimin e pacientëve, duke treguar se marrja e vendimeve terapeutike nuk ishte e izoluar, por një proces klinik i vazhdueshëm.

Kur u pyet nëse, tek një pacient specifik, Nikola Vasev dha ndonjë nga terapitë kontraverse, Danilovski tha,  po, dr. Vasev dha një terapi që eksperti e tregon si të diskutueshme, por ajo u vazhdua dhe më pas nga një onkolog tjetër në trajtim të mëtejshëm.

“Kontrolli terapeutik i sëmundjes për shumë vite dhe mbijetesa shumë më e gjatë e pacientit nuk mbështesin pretendimin se terapia e dhënë ishte e dëmshme dhe kontribuoi në një reaksion toksik specifik, dëmtim të organeve dhe shkurtim të jetëgjatësisë…”, deklaroi Danilovski.

Danilovski, në prezantimin e tij për të gjithë pacientët e Nino Vasev, dokumentacioni mjekësor i të cilëve ishte objekt i ekspertizës, deklaroi se “nuk është vërtetuar asnjë lidhje e drejtpërdrejtë shkak-pasojë midis trajtimit specifik mjekësor të dr. Nikolla Vasev dhe terapisë së aplikuar dhe rezultatit të pacientëve”, dhe se nga shqyrtimi i të gjithë dokumentacionit “nuk rrjedh se Vasev ka marrë vendim për të aplikuar ndonjë nga terapitë që ekspertja Maja Radnik i thekson si kontestuese”.

Sipas Danilovskit pacientët kanë pasur edhe disa herë mbijetesë më të gjatë nga realisht sa është pritur, tek një rast me karninom serioz dhe të avancuar.

Sipas mbrojtjes, nga gjithsej 31 pacientë që i ngarkohen Nino Vasevit, ai ka marrë pjesë në mjekim të vetëm gjashtë pacientëve. Nga 35 mjekë në klinikë, madje 28 kanë marrë pjesë në mjekim të këtyre pacientëve, që sipas mbrojtjes tregon se nuk mund të kërkohet përgjegjësi individuale për mjekimin e kësaj sëmundje të ndërlikuar.

Avokati mbrojtës i Vasev, avokati Bobi Spirkovski, në një deklaratë për mediat gjatë një pushimi nga seanca e sotme, tregoi se Meri Peshevska, e cila pranoi fajësinë për keqpërdorim të vulave, mori pjesë në trajtimin e deri në 22 prej këtyre pacientëve dhe do të thirret si dëshmitare në Gjykatë.

Në fillim të seancës së sotme, gjykata pranoi raportet e ekspertëve të përgatitura nga dr. Marija Zdravevska dhe ekzaminimin e saj, të propozuar nga mbrojtja e Simonida Cërvenkovskës dhe Dragan Jakimovskit.

Çështja po drejtohet nga gjyqtarja Snezhana Markovska, ndërsa akuza përfaqësohet nga prokurorja publike Marija Gjorgeva nga Prokuroria Publike – Shkup.

Ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe dy onkologë të tjerë – Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, punonjës të Klinikës, akuzohen për trajtim neglizhent të pacientëve.

MARKETING