Moti sot: Temperaturat deri në 37°C, pasdite reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima

Moti sot: Temperaturat deri në 37°C, pasdite reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Gjatë pasdites pritet paqëndrueshmëri e motit, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta në disa zona.

MARKETING

Description of image

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 37 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Gjatë pasdites, në pjesë të luginës së Shkupit do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale në Shkup do të jetë 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

MARKETING