Mickoski – Filipçes: Jam dakord se nuk jemi të njejtë dhe për këtë jam i lumtur
Kryeministri, Hristijan Mickoski, thotë për herë të parë pajtohet me kryearin e LSDM-së, venko Filipçe se nuk janë njësoj dhe se kurrë nuk do të dëshironte të ishte i njejtë me kukullën e njerëzve, të cilët, siç tha, e kanë shkatërruar dhe plaçkitur Maqedoninë.
“Për herë të parë mund të pajtohem me kryetarin e LSDM-së se nuk jemi njësoj. Unë kurrë nuk do të doja të isha njësoj me kukullën e njerëzve që e shkatërruan dhe e plaçkitën Maqedoninë. As në ëndrrën më të keqe nuk do të doja të isha i tillë. Kështu që, ja, për herë të parë mund të pajtohem se nuk jemi njësoj dhe qytetarët mund të bëjnë dallimin mes kësaj udhëheqjeje të LSDM-së, e cila drejtohet nga kukulla e atyre që e shkatërruan dhe e plaçkitën Maqedoninë dhe Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve duke komentuar deklaratën e bërë nga kryetari i LSDM-së opozitare Venko Filipçe se ata nuk janë të njëjtë.
Lidhur me deklaratat e udhëheqjes së LSDM-së se nuk duan të jenë alibi për zgjedhje të parakohshme, Mickoski theksoi se opozita nuk e di se çfarë dëshiron dhe vazhdimisht taktizon.
“Ju e dini qëndrimin tonë dhe qëndrimin e Qeverisë, i cili është se mandati i saj është katër vjet. Nga sa mund të shoh, opozita taktizon kur bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme ose zgjedhje të pjesshme. Por kjo është ajo që është. Mandati ynë si Qeveri është katër vjet dhe prioriteti ynë janë qytetarët, interesat e qytetarëve dhe projektet e reformat që duhet të zbatojmë dhe që qytetarët presin nga Qeveria dhe ajo që kemi zbatuar në 25-26 muajt e fundit që kur u zgjodh kjo Qeveri”, tha Mickoski.

