44 raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar deri më tani në Maqedoni, 43 persona janë të hospitalizuar

44 raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar deri më tani në Maqedoni, 43 persona janë të hospitalizuar

Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski gjatë vizitës së tij në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Institutin e Shëndetit Publik. Klekovski tha se nga rastet e konfirmuara, 43 janë të hospitalizuar, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë formën neuroinvazive të sëmundjes.

MARKETING

Description of image

Ai u bëri apel qytetarëve që, nëse vërejnë simptoma si temperaturë të lartë, qafë të ngrirë, çorientim, dobësi ose ngërçe, të drejtohen menjëherë te mjeku i tyre i familjes.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se që nga fillimi i epidemisë deri më tani, 21 pacientë janë liruar nga spitali dhe janë dërguar për trajtim në shtëpi, ndërsa katër pacientë të tjerë lirohen sot. Në total, pesë persona kanë vdekur.

“Sistemi është i përgatitur dhe punonjësit shëndetësorë kanë mbështetjen tonë të plotë në përballimin e etheve të Nilit Perëndimor si një sfidë e shëndetit publik. Gjatë vizitës së sotme në këto institucione, bëra një vlerësim të kapaciteteve që kanë në dispozicion sa i përket kapaciteteve për hospitalizim, pajisjes me staf, si dhe reagentëve laboratorikë për ekzaminime”, shtoi Klekovski.

Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Fadil Cana, të shtunën informoi se në vend është regjistruar edhe një rast tjetër me pasojë vdekjeje si pasojë e virusit të Nilit Perëndimor, me çka bilanci i zi nga epidemia u ngrit në gjithsej pesë persona.

MARKETING