(VIDEO) Transportuesit do të protestojnë më 31 gusht, Nikollovski paralajmëroi marrëveshje bilaterale me vendet e shengenit

(VIDEO) Transportuesit do të protestojnë më 31 gusht, Nikollovski paralajmëroi marrëveshje bilaterale me vendet e shengenit

 

MARKETING

Description of image

Shoqata e transportuesve të Maqedonisë ka paralajmëruar një protestë dyorëshe për më 31 gusht para Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, për shkak të kufizimit të qëndrimit të shoferëve profesionistë në zonën Shengen në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.

Ministri për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikolovski tha se, Qeveria po ndërmerrë aktivitete për gjetjen e një zgjidhje përmes marrëveshjeve bilaterale me vendet anëtare në Zonën Shengen. Ai tha se, bëhet fjalë për rregullat në zonën Shengen, ndërsa vendi planifikon të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe me vendet anëtare të zonës Shengen. Sipas tij, vendi tash më ka arritur marrëveshje me disa vende, ndërsa në periudhën e ardhshme do të punojnë intensivisht edhe për marrëveshje me vende të tjera.

Aleksandar Nikolovski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve

Gjatë shtatorit është paralajmëruar një takim i nivelit të lartë me qeverinë austriake, ndërsa gjatë tetorit me qeverinë sllovene. Ne synojmë, në përgjithësi, të mbulojmë rrugët ku tradicionalisht transportuesit maqedonas udhëtojnë më shpesh. Me Zvicrën tashmë kemi marrëveshje, me Kroacinë kemi marrëveshje, ndërsa me Rumaninë gjithashtu kemi marrëveshje. Siç thashë, vendet e radhës për bisedime janë Austria dhe Sllovenia, ndërsa po punojmë gjithashtu edhe me Gjermaninë”.

Me hyrjen në fuqi të sistemit të ri të Hyrjes dhe Daljes nga Bashkimi Evropian, shoferët profesionistë të kamionëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që nga fundi i vitit të kaluar janë përballur me probleme, pasi sipas këtij sistemi, transportuesit regjistrohen si turistë dhe mund të qëndrojnë në vendet e BE-së më së shumti 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.

Për këtë, shoqata e transportuesve ka paralajmëruar se më 31 gusht do të protestojë nga ora 12:00 deri në 14:00, me pjesëmarrjen e të paktën 20 automjeteve, si dhe të një numri të madh transportuesish, shoferësh dhe punonjësish të tjerë nga disa qytete të vendit.

Protesta të njëkohshme janë paralajmëruar edhe në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. /SHENJA/

 

MARKETING