Bastisje në Kërçovë, gjendet drogë, arrestohen dy persona

Bastisje në Kërçovë, gjendet drogë, arrestohen dy persona

Dy persona nga Kërçova janë arrestuar gjatë një aksioni policor, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe hapësirën e tyre afariste është gjetur drogë.

MARKETING

Description of image

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dje rreth orës 14:00, zyrtarë policorë nga policia kriminalistike pranë DPB Kërçovë kanë privuar nga liria A.Lj. (28) dhe L.Lj. (31), të dy nga Kërçova.

Kontrolli është kryer me urdhër gjykate. Gjatë tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një peshore digjitale, si dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me veprën penale.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj dy personave do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

MARKETING