Ministria e Shëndetësisë më 20 gusht publikon të dhënat për epideminë në Gostivar

Ministria e Shëndetësisë më 20 gusht publikon të dhënat për epideminë në Gostivar

Situata me pacientët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gostivarit po shkon drejt stabilizimit, ndërsa uji zyrtarisht konsiderohet i pijshëm që nga dita e premte.

MARKETING

Description of image

Në 24 orët e fundit është shënuar një rënie e dukshme e numrit të pacientëve me simptoma të helmimit apo shqetësime të ngjashme. Drejtuesit e spitalit konfirmojnë se nuk janë regjistruar raste të reja me komplikime apo hospitalizime të rënda.

Ndërkohë, spitali ka përfunduar të gjitha procedurat e dezinfektimit dhe është në pritje të konfirmimit përfundimtar nga Instituti për Shëndet Publik dhe Ministria e Shëndetësisë për rihapjen e sallave operative dhe rifillimin e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në sallat e operacionit është kryer dezinfektim i plotë horizontal dhe vertikal, ndërsa janë marrë të gjitha mostrat e nevojshme. Aktualisht pritet vetëm konfirmimi i institucioneve kompetente se kushtet janë të sigurta për zhvillimin e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, deklaroi se Ministria nuk do t’i publikojë rezultatet e analizave të ujit në Gostivar, me arsyetimin se ato janë në pronësi të Ndërmarrjes Publike Komunale dhe Komunës së Gostivarit. Megjithatë, Klekovski njoftoi se më 20 gusht Ministria do të publikojë të gjitha të dhënat lidhur me epideminë.

Ditë më parë, Qendra për Shëndet Publik në Gostivar dhe Komuna e Gostivarit konfirmuan se NPK „Komunalec“ ka pasur kontratë me Qendrën për Shëndet Publik për kryerjen e analizave të ujit.

Ndërkohë, Prokuroria po heton arsyet pse nuk është dhënë më herët alarmi se uji në Gostivar nuk ishte i pijshëm. Sipas kontratës, Qendra për Shëndet Publik ka qenë e obliguar të kryejë analiza të ujit dy herë në javë.

Pompat e ujit janë vendosur më 25 qershor, datë që po hetohet edhe si periudha kur dyshohet se ka ndodhur kontaminimi i ujit në Gostivar. Pacientët e parë me simptoma, megjithatë, janë paraqitur më 14 korrik, rreth 20 ditë më vonë.

MARKETING