Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve

Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po kryhen gërmime me dyshimin për varrezë masive janë gjetur mbetje eshtërore të tre individëve.

MARKETING

Description of image

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Krime lufte kundër popullatës civile… fshati Kalludër, Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Më datën 14.08.2026 njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetjet eshtërore të tre individëve, të cilat sipas ekspertit mjeko-ligjor janë me prejardhje njerëzore dhe janë me interes forenzik”, thuhet në raport.

Mbetjet eshtërore dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

 

MARKETING