Angellov: Uji në Gostivar është i sigurt për pije

Angellov: Uji në Gostivar është i sigurt për pije

Pas gati një muaji, qytetarët e Gostivarit mund ta përdorin sërish ujin nga ujësjellësi për pije. Shtabi Kryesor për Menaxhimin e Krizave njoftoi se rezultatet më të fundit të analizave kanë konfirmuar se uji është mikrobiologjikisht dhe bakteriologjikisht i rregullt.

MARKETING

Description of image

Në bazë të këtyre rezultateve, janë plotësuar kushtet për rikthimin e ujit të ujësjellësit në përdorim për konsum.

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari bëri të ditur se analizat e fundit kanë konfirmuar sigurinë e ujit. Megjithatë, autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që, para përdorimit për pije, ta lënë ujin të rrjedhë mirë nga çezmat.

“Nga sot uji në Gostivar është i sigurt për pije”, deklaroi në konferencë për media Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njëherësh shef i Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave.

Vendimi për rikthimin e ujit për konsum u mor pas mbledhjes së Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave, ku u shqyrtuan rezultatet më të fundit të analizave dhe informacionet lidhur me gjendjen e ujit nga ujësjellësi i Gostivarit.

MARKETING