Humbja nga Shkëndija i kushton shtrenjtë: Vardari ndahet me Fabianin

Humbja nga Shkëndija i kushton shtrenjtë: Vardari ndahet me Fabianin

Vardari ka mbetur pa trajner pas humbjes në derbin ndaj Shkëndijës. Klubi shkupjan dhe trajneri argjentinas Kristijan Fabiani kanë ndërprerë me marrëveshje të përbashkët bashkëpunimin.

MARKETING

Description of image

Fabiani kishte marrë drejtimin e Vardarit disa muaj më parë, si pasues i Goce Sedlloskit, me ambicie të mëdha për sezonin e ri. Megjithatë, eliminimi nga garat evropiane dhe humbja në derbin ndaj Shkëndijës kanë bërë që aventura e tij në krye të skuadrës të përfundojë më herët se sa pritej.

Fabiani, ish-futbollist i River Plate dhe Lanus, karrierën si trajner e kishte nisur në Argjentinë. Para Vardarit, ai kishte drejtuar Newell’s Old Boys, Deportivo Riestra dhe Deportivo Merlo.

MARKETING