Bashkimi pëson disfatë të rëndë, Tikveshi triumfon 5:0
Bashkimi ka pësuar një humbje të thellë 5:0 përballë Tikveshit, në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit, duke mbetur pa pikë pas dy ndeshjeve të para të sezonit.
Skuadra mysafire e zhbllokoi rezultatin në minutën e 37-të përmes Okere, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, Lawal dyfishoi epërsinë e Tikveshit. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e tij të dytë personal në minutën e 74-t, duke e çuar rezultatin në 3:0.
Në minutat e fundit, Popzlatanov shënoi për 4:0 në minutën e 80-të, ndërsa Ackovski vulosi fitoren e thellë të Tikveshit me golin e pestë në minutën e 88-të.
Pas kësaj humbjeje, Bashkimi mbetet pa pikë pas dy xhirove të para. Nga klubi pranojnë se përpara skuadrës ka ende shumë punë, ndërsa u kanë bërë thirrje tifozëve që të vazhdojnë mbështetjen edhe në këtë fillim të vështirë të sezonit. /SHENJA/

