Xhiroja e dytë në elitë, sot luhen dy ndeshje
Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së dytë të elitës së futbollit vendor.
Nga ora 17:00, Bashkimi i Kumanovës do të përballet në shtëpi me Tikveshin. Kumanovarët kërkojnë pikët e para në kampionat, pasi në xhiron hapëse pësuan humbje. Në anën tjetër, Tikveshi synon të vazhdojë me rezultate pozitive pas fitores në ndeshjen e parë.
Në orën 19:00, Bregallnica do të presë Arsimin e Çegranit. Të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, pasi në xhiron e parë pësuan disfata. /SHENJA/

