Zyrtare: Bruno Guimaraes, lojtar i ri i Arsenalit
Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes nga Njukasëll, në një marrëveshje që raportohet të jetë me vlerë rreth 88 milionë euro. Guimaraes ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin londinez, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon. Transferimi vjen pas negociatave të gjata mes Arsenalit dhe Njukasëllit, të cilat përfundimisht çuan në arritjen e marrëveshjes. Trajneri Mikel Arteta e ka admiruar prej kohësh mesfushorin brazilian dhe ka qenë një nga admiruesit e tij më të mëdhenj. Ndryshe sezonin e kaluar, Guimaraes mbajti shiritin e kapitenit te Njukasëll dhe zhvilloi 41 ndeshje në të gjitha garat. Në këto paraqitje, ai shënoi nëntë gola dhe regjistroi shtatë asistime.

