Privohet nga liria shoferi i cili dje në Shkup me “Fiat Punto” goditi një këmbësore dhe u largua nga vendi i ngjarjes
Më 06.08.2026, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria N.N. (19) nga Shkupi, pasi dje (05.08.2026), në orën 21:20, në kryqëzimin e rrugës “Boris Sarafov” me rrugën “Kërsto Rakovski” në Shkup, me automjetin e pasagjerëve “Fiat Punto” ka goditur 48-vjeçaren A.S.K. nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, A.S.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në ISHP SPQ“8 Shtatori” në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe menjëherë janë ndërmarrë masa për gjetjen e shoferit dhe automjetit. Me udhëzim të prokurorit publik, N.N. është ndaluar në stacion policor, automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

