(VIDEO) Gjidhënia ekskluzive për gjashtë muaj është jetike për foshnjat

(VIDEO) Gjidhënia ekskluzive për gjashtë muaj është jetike për foshnjat

Që nga momenti i lindjes, gjidhënia luan një rol të rëndësishëm në jetën e foshnjës dhe të nënës. Qumështi i gjirit siguron lëndët ushqyese të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e shëndëtshëm, ndërsa njëkohësisht ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe ul rrezikun e shumë sëmundjev. Pediatri, Harkan Memedi theksoi se ndikimi i gjidhënies, është me rëndësi jetike për fëmijën pasi ai i formon gjitha neutrientët që i nevojiten foshnjës për zhvillim fizik dhe mendor.

MARKETING

Description of image

HARKAN MEMEDI, PEDIATËR

“Edhe Organizata Shëndetësore Botërore rekomandon gjidhënie ekskluzive gjashtë muajt e parë për shkak se ajo, jo vetëm se e rrit dhe zhvillon fëmijën por edhe e mbron prej infeksioneve dhe shumë sëmundjeve tjera. Për atë arsye gjidhënia është njëra ndër pikat më të rëndësishme për një nënë e cila bëhet me fëmijë”.

Memedi sqaroi se në qumshtin e nënës gjenden të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme për një rritje normale të fëmijes. Në raste kur nëna merr antibiotikë ose terapi të caktuara, me rekomandim të pediatrit mund të ndërpresë përkohësisht ushqyerjen me gji, e cila mund të vazhdojë normalisht pas përfundimit të trajtimit.

HARKAN MEMEDI, PEDIATËR

“Janë disa sfida të cilët shumica e nënave, përshkak se çdo fillim është i rëndë,  edhe normal çdo nënë kur bëhet më fëmijë ai akti fillestar, për shkak se në fillim është normale dhe nuk ka qumësht ditët e para, ashtu që ato menjëherë bijnë pak si në një depresion  të lehtë, mirëpo me një pozitivitet dhe me një angazhim të familjes por edhe ekipës mjekësore, ajo duhet të mbushet me energji pozitive dhe ta sheh atë si një akt të mirë për fëmijën e vetë”.

Ndërkohë, me rastin e Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji, Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e ushqyerjes me gji si mënyra më e natyrshme dhe më e sigurt për ushqimin e foshnjave. Ministria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e nënave përmes politikave shëndetësore, edukimit dhe forcimit të kapaciteteve të institucioneve shëndetësore. Gjithashtu, u bën thirrje institucioneve, punëdhënësve, familjeve dhe komunitetit që të kontribuojnë në krijimin e kushteve të favorshme për ushqyerjen me gji.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING