Zyrtare: Nedim Bajrami largohet nga Rangers, transferohet te Al Taawoun

Zyrtare: Nedim Bajrami largohet nga Rangers, transferohet te Al Taawoun

Nedim Bajrami i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Rangers, duke nisur një kapitull të ri në karrierë. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është transferuar te Al Taawoun në Arabinë Saudite, ndërsa marrëveshja mes palëve është përmbyllur zyrtarisht.

MARKETING

Description of image

Klubi nga Saudi Pro League ka konfirmuar afrimin e 27-vjeçarit në formë huazimi, me opsion për ta blerë përfundimisht. Në rast se aktivizohet kjo klauzolë, Bajrami do të firmosë një kontratë trevjeçare, e cila do ta mbajë te Al Taawoun deri në vitin 2029.

Nga ky transferim, Rangers pritet të arkëtojë rreth 3 milionë euro, ndërsa shqiptari bëhet një prej futbollistëve që i ka dhënë lamtumirën klubit skocez gjatë kësaj merkatoje.

Në prezantimin zyrtar, Al Taawoun, i njohur me nofkën “Ujqërit”, e mirëpriti Bajramin duke e cilësuar si “Magjistari”.
Mesfushori iu bashkua Rangersit gjatë verës së vitit 2024, pasi u transferua nga Sassuolo, por periudha e tij në futbollin skocez nuk shkoi sipas pritshmërive.
Ndonëse regjistroi disa paraqitje të mira, ai nuk arriti të shndërrohej në një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke bërë që eksperienca e tij në Glasgow të konsiderohet një transferim që nuk dha rezultatet e dëshiruara.

MARKETING