Dy deputetë bullgarë me ndalesë për hyrje u shfaqën në një seancë gjyqësore në Koçan

Dy deputetë bullgarë me ndalesë për hyrje u shfaqën në një seancë gjyqësore në Koçan

Dy deputetë të partisë bullgare „Rilindja“(„Vazrazhdane“), Krsto Vraçev dhe Angel Georgiev, kanë konfirmuar përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale se kanë marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Koçanë ndaj 23-vjeçares Iva Mihajllova, e cila ka shtetësi maqedonase dhe bullgare.

MARKETING

Description of image

Prania e tyre në sallën e gjyqit ka ngritur pikëpyetje, pasi sipas dokumenteve gjyqësore, të dy deputetëve u është shqiptuar një ndalesë njëvjeçare për hyrje në Maqedoni që nga gushti i vitit të kaluar.

Sipas informacioneve të publikuara nga Telma, bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës Themelore në Manastir me numër PRK-O-263/25, me të cilin 27 anëtarëve të partisë „Rilindja“, përfshirë Vraçevin dhe Georgievin, u është shqiptuar ndalesë për hyrje në vend dhe gjoba kundërvajtëse prej 50 deri në 230 euro.

Në aktvendim thuhet se masa është vendosur për shkak të kalimit ilegal të kufirit maqedonaso-grek dhe qëndrimit të paligjshëm në territorin e Maqedonisë së Veriut në qershor të vitit të kaluar.

Megjithatë, pavarësisht kësaj ndalese, dy deputetët bullgarë javën e kaluar u paraqitën në Gjykatën Themelore në Koçanë, ku pas përfundimit të seancës kritikuan gjendjen me sundimin e së drejtës në vend. Ata i dërguan gjithashtu mesazh Bashkimit Evropian, duke pretenduar se ndaj një vajze që deklarohet si bullgare po ushtrohet presion.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë deklaruar se nuk mund të japin informacione për hyrjen dhe daljen nga vendi të personave konkretë, me kërkesë të palëve të treta. Sipas MPB-së, të dhëna të tilla mund të dorëzohen vetëm me kërkesë të organeve kompetente shtetërore ose të vetë personit, në përputhje me ligjin.

Rasti gjyqësor në Koçanë lidhet me Iva Mihajllovën, e cila akuzohet për një aksident komunikacioni me pasojë vdekjen. Ajo dhe mbrojtja e saj e mohojnë fajësinë dhe kanë kërkuar kthimin e pasaportave të saj, në mënyrë që ajo të mund të shkojë në Sofje.

Sipas avokatit të saj, në Gjykatën Themelore në Koçanë është dorëzuar një kërkesë e re, e mbështetur me mendim konsiliumar mjekësor, ndërsa vendimi për këtë kërkesë pritet gjatë javës së ardhshme.

MARKETING