(VIDEO) BDI akuzoi Qeverinë për humbjen e 60.77 milionë eurove grant nga BE

(VIDEO) BDI akuzoi Qeverinë për humbjen e 60.77 milionë eurove grant nga BE

 

MARKETING

Description of image

Bashkimi Demokratik për Integrim ka deklaruar se qeveria ka dështuar të sigurojë 60.77 milionë euro grant nga Bashkimi Evropian, të destinuara për ndërtimin e seksionit të tretë të hekurudhës së Korridorit 8 drejtë Bullgarisë. Sipas BDI-së, kjo përbën humbje të një mundësie të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, modernizimin e infrastrukturës dhe forcimin e lidhjeve të vendit me Evropën.

Bekim Rexhepi nga BDI, theksoi se sipas dokumenteve zyrtare të dorëzuara nga vetë Qeveria në Kuvend, fondet IPA nuk janë të disponueshme sepse, tenderi i shpallur në vitin 2024 është anuluar dhe kontrata për ndërtimin e seksionit të tretë të hekurudhës nuk është lidhur brenda afatit të përcaktuar.

BEKIM REXHEPI-BDI

Pra, humbja e 60.77 milionë eurove nuk është një pretendim politik. Është pasojë e dokumentuar në aktet zyrtare të institucioneve. Qytetarët duhet ta dinë se në fund të vitit 2023, kur BDI ishte pjesë e qeverisjes, u sigurua paketa më e madhe financiare për këtë projekt, në vlerë prej rreth 560 milionë euro: 175 milionë euro kredi nga Banka Evropiane e Investimeve, 175 milionë euro kredi nga BERZH, 149 milionë euro grant nga ËBIF, 60.77 milionë euro grant IPA nga Bashkimi Evropian”.

Ai theksoi se ky ishte rezultat i besimit të partnerëve evropianë dhe i punës për ta vendosur Korridorin 8 si prioritet strategjik të shtetit. Sipas partisë opozitare, Korridori 8 nuk është thjesht një projekt infrastrukture por është korridor panevropian, pjesë e rrjetit strategjik të transportit të Bashkimit Evropian dhe me rëndësi të veçantë për NATO-n.

BDI pyet se kush mban përgjegjësi për humbjen e 60.77 milionë eurove, pse nuk u përmbushën afatet për realizimin e projektit dhe a do të duhet tani që qytetarët ta mbulojnë nga buxheti i shtetit atë që Bashkimi Evropian ishte i gatshëm ta financonte si grant.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING