(VIDEO) Numri i pacientëve me ethe të Nilit Perëndimor ka arritur në 13

(VIDEO) Numri i pacientëve me ethe të Nilit Perëndimor ka arritur në 13

Ethet e Nilit Perëndimorë po vazhdojnë të shpërndahen tek qytetarët. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shtuar edhe 2 raste të reja dhe se numri i përgjithshëm i personave të infektuar me këtë virus ka shkuar në 13. Ndërkaq, kanë shtuar se 3 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

MARKETING

Description of image

Ministria e Shëndetësisë

Deri më 30 korrik 2026, në vend janë konfirmuar gjithsej 13 raste me ethet e Nilit Perëndimor.Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë të hospitalizuar 10 pacientë me infeksion të konfirmuar, prej të cilëve tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Gjithahstu bëjnë me dije se Ministria e Shëndetësisë e ngarkoi Qendrën e Shëndetit Publik – Shkup që të realizojë dezinsektim shtesë terestrik, përkatësisht dezinsektim adulticid nga toka kundër mushkonjave.

Ndërkohë situatë më e qenë shëndetësore ëshët shënuar në Gostivar. Sipas njoftimit të Ministrisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 36 raste të reja, dhe se aktualisht, në spital janë të hospitalizuar katër pacientë.

Ministria e Shëndetësisë

Situata epidemiologjike në Gostivar shënon përmirësim të dukshëm dhe rënie të vazhdueshme të numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin e Përgjithshëm dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë realizuar gjithsej 36 kontrolle, përkatësisht 37 më pak krahasuar me ditën paraprake, kur ishin regjistruar 73 kontrolle”.

Më tej, bëjnë me dije se që nga fillimi i monitorimit, në në Spitalin e Përgjithshëm dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë kryer gjithsej 4.483 kontrolle të para. Deri te institucionet kompetente janë dorëzuar 1.014 raportime zyrtare për sëmundje ngjitëse, ndërsa janë përpunuar 706 anketa të reja epidemiologjike, duke arritur mbulim prej 70 për qind.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING