(VIDEO) 496 policë të rinj i bashkohen policisë së Maqedonisë së Veriut

(VIDEO) 496 policë të rinj i bashkohen policisë së Maqedonisë së Veriut

 

MARKETING

Description of image

Profesioni i policit nuk përfundon me mbarimin e orarit të punës, por përfaqëson një zgjedhje jetësore dhe një thirrje që kërkon guxim, qetësi, ndershmëri dhe humanizëm, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë promovimit të 496 zyrtarëve të rinj policorë të gjeneratës 2025/2026.

Në ceremoninë e mbajtur në Akademinë Policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Idrizovë, Toshkovski u tha policëve të rinj se gjatë karrierës së tyre do të përballen me situata ku do të jenë të parët në vendin e aksidentit, të parët kur qytetarët do të kërkojnë ndihmë dhe ata që do të duhet të vendosen mes rrezikut dhe njerëzve.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Maqedonia sot ka nivelin më të ulët të kriminalitetit në 20 vitet e fundit. Ky është rezultat i punës së përkushtuar të zyrtarëve policorë, por edhe i reformave dhe modernizimit që po zbatojmë. Gjenerata e re gjatë trajnimit ka treguar nivel të lartë disipline dhe profesionalizmi, ndërsa procesi, për herë të parë, është zhvilluar në kushte plotësisht të rinovuara”.

Ai theksoi se Qendra e Trajnimit në Idrizovë po shndërrohet në Akademi Policore me akreditim ndërkombëtar.

Ndihmësministri në Akademinë Policore, Vllatko Mitkovski, theksoi se kjo është gjenerata e parë e trajnuar sipas modelit të ri të trajnimit bazë policor, i cili është realizuar përmes tre moduleve të specializuara: kompetencat e përgjithshme dhe trafiku, punët kufitare dhe operacionet speciale policore. Ai nënvizoi se kandidatët, përveç njohurive profesionale, kanë treguar edhe përgjegjësi shoqërore përmes pjesëmarrjes në aksione humanitare, donacione dhe aktivitete të dhurimit të gjakut. /SHENJA/

MARKETING