Vazhdojnë punimet për modernizimin e infrastrukturës në Sahat Kullë

Vazhdojnë punimet për modernizimin e infrastrukturës në Sahat Kullë

Komuna e Çairit vazhdon me realizimin e investimeve infrastrukturore në Çairin e Vjetër, ku po zhvillohen punimet për rikonstruksionin e trotuareve, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë së këmbësorëve.

MARKETING

Description of image

“Punimet u inspektuan nga Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Muhamed Murtezi, së bashku me ekipet përgjegjëse, të cilët u njoftuan nga afër me dinamikën e realizimit të projektit. Pas përfundimit të rikonstruksionit të trotuareve, do të vijojnë edhe punimet për asfaltimin e rrugës, duke e kompletuar kështu ndërhyrjen infrastrukturore dhe duke përmirësuar kushtet për lëvizje në këtë pjesë të Çairit të Vjetër”, njoftojnë nga Komuna e Çairit.

Komuna e Çairit, theksojnë mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që kontribuojnë në modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve.

MARKETING