(VIDEO) Dauti bllokoi foltoren, kërkon përgjigje për Ligjin për përfaqësim të drejtë

(VIDEO) Dauti bllokoi foltoren, kërkon përgjigje për Ligjin për përfaqësim të drejtë

Deputetja Ilire Dauti dhe kryetari i saj i partisë Lidhja Shqiptare Ziadin Sela (38:22) e bllokuan foltoren e Kuvendit, në seancën për pyetje deputetësh përshkak se kryeministri nuk ju kishte përgjigjur pyetjes së deputetes Dauti, për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë. Këtë pyetje ajo i’a kishte parashtruar kryeministrit që në seancën më 26 qershor, prandaj ajo thotë se kryeministri e ka shkelur afatin ligjor prej 20 ditësh për të ju përgjigjur. Ndërsa përveç kësaj, ai refuzoi që ti përgjigjet edhe sot, duke e injoruar dhe duke vazhduar me pyetjen që i’a parashtroi lideri i LSDM-së Venko Filipçe.

MARKETING

Description of image

Ilire Dauti, deputete e Lidhjes Shqiptare   

“Duket tashmë është e qartë se kryeministri injoron pyetjen dhe nuk don të përgjigjet me qenë se edhe kur ju dha mundësia të del në foltore dhe nuk ju përgjigj fillimisht pyetjes time pastaj të vazhdonte më tutje. Qytetarët na kanë votuar për integritet Afrim Gashi dhe jo për shërbëtorë dhe unë nuk lëviz nga kjo foltore sot për sa kohë që nuk e marrë përgjigjen për pyetjen të cilëne  kam parashtruar herën e kaluar”.

Me qenë se Dauti nuk lironte foltoren, të cilën donte ta shfrutëzonte deputeti Riad Shaqiri, kryeparlamentari Gashi dha pauzë, derisa siç tha të qeësohej deputetja.

Afrim Gashi, kryeparlamentar

“Shifeni, ju po e pamundësoni instrumentin e juaj, instrumenti I deputetëve është menduar si instrument I opozitës që ta mbaj përgjegjëse qeverinë. Ju po doni ta pengoni një të drejtë të juajën. Nëse ashtu mendoni, unë jap pauzë prej gjys ore, pastaj vazhdojmë”.

Megjithatë seanca vazhdoi pas pauzës dhe mori fjalën deputeti Ziadin Sela, i cili kishte të njejtën kërkesë.

Ziadin Sela, kryetar i Lidhjes Shqiptare

“Derisa kryeministri nuk jep përgjigje për pyetjen e deputetes, ne këtu do të jemi dhe sot nuk do të ketë pyetje deputetësh. Më qartë se kaq nuk dijmë se si t’ua themi. Prandaj, ju jeni ata që bëni shkelje, nuk juemi ne që e bllokojmë Parlamentin. Në qoftë se na e mbushni mendjen, për atë se është rregullore dhe ne s’kemi drejtë, asnjë sekond nuk qendrojmë këtu”.

Ndërsa kryeparlamentari ju përgjigj se nga sherbimet e Qeverisë është informuar se shumë shpejtë do ta sjellin përgjigjen. Ndërsa shtoi se nuk mund ta ndërpresin seancën sepse i pengojnë kolegët e opozitës që të parashtrojnë pyetje. Mirëpo, kjo nuk u pranua nga deputetja Dauti dhe kjo shkaktoi edhe shumë debate mes Lidhjes Shqiptare dhe deputetëve të pushtetit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING