Do të angazhohen 300 specializantë të ri në spitalet shtetërore dhe private
Qeveria ka dhënë pëlqim për angazhimin e 300 specializantëve në spitalet shtetërore dhe private në vend. Ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se masa ka për qëllim të ndalojë largimin e mjekëve të rinj jashtë vendit, të adresojë mungesat e theksuara në pozicionet specialistike dhe të rrisë aftësitë e klinikave, spitaleve dhe qendrave shëndetësore. “Ky nuk është vetëm një vendim për 300 vende të reja pune. Ky është një investim në 300 të ardhme profesionale, në institucione më të fuqishme shëndetësore dhe në kujdes më të mirë për pacientët. Ne nuk po i edukojmë mjekët tanë që t’i humbasim ata – ne po investojmë në njohuritë e tyre për të ndërtuar sistemin e kujdesit shëndetësor që qytetarët meritojnë”, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovksi.

