QMK: Nuk ka zjarre aktive, janë shuar 16-të zjarret e regjistruara në ambient të hapur në 10 komuna

QMK: Nuk ka zjarre aktive, janë shuar 16-të zjarret e regjistruara në ambient të hapur në 10 komuna

Në vend nuk ka zjarre aktive deri në orën 7 të mëngjesit. Janë shkuar 16-të zjarre që ishin aktive në ambient të hapur në 10-të komuna – tregojnë të dhënat e Qendrës për Menaxhim me Kriza.

MARKETING

Description of image

Sima QMK-së, është ndërhyrë në shuarjen e dy zjarreve në komunën e Prilepit, me të cilat nën repetitorin e “MTV” dhe Manastirin “Treskavec” u përfshinë (vegjetacion i ulët, shkurre, lajthi), si dhe vegjetacioni i ulët  në vendin e quajtur Zagrad – Rruga Desovski.

Në fshatin Buçim në komunën e Radovishit janë djegur (rimorkio traktori, baleta kashte dhe tharëse për tharjen e duhanit), në komunën e Gostivarit janë djegur vegjetacioni i ulët në rrugën Boge Veljanoski dhe drunjë në rr. Balindolska, mbeturinat në rrugën “Revolucioni i Tetorit” në komunën e Kumanovës.

Në Saraj nga zjarri u përfshinë hamullore në Sfillare të Epërme, pylli i përzier në Radushë, mbeturinat në pikën e pagesës rrugore Gllumovë, në komunën e Dollnenit vegjetacioni i ulët në fshatin Belo Pole, ndërsa në komunën e Valandovës hamullore në fshatin Brajkovc.

Ndërhyrje kishte edhe në komunën e Velesit, në vendin Durutovec (vegjetacioni i ulët, shkurre dhe pyll i degraduar) dhe në aksin rrugor Shkup-Veles (vegjetacioni i ulët), si dhe në Tetovë në rr. “Vonvardarska” (mbeturina) në Gazi Babë në fshatin Jurumler (mbeturina) dhe në komunën e Manastirit në fshatin Orizare, ku u dogj vegjetacioni i ulët – informon QMK në postimin në Fejsbukun zyrtar.

MARKETING