(VIDEO) Maqedonia e para në Evropë për vdekjet nga ndotja e ajrit

(VIDEO) Maqedonia e para në Evropë për vdekjet nga ndotja e ajrit

Maqedonia e Veriut renditet e para në Evropë për numrin e vdekjeve të parakohshme të lidhura me ndotjen e ajrit, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023. Vendi regjistron 146 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë, 3, 5 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian prej 41 vdekjesh për 100 mijë banorë.
Pas Maqedonisë së Veriut renditen Bosnja dhe Hercegovina (139), Serbia (132), Shqipëria (129), Kosova (121), Mali i Zi (89), ndërsa edhe Bullgaria (104) dhe Greqia (98) paraqesin nivele të larta. Në anën tjetër të renditjes janë vendet nordike: Finlanda regjistron vetëm një vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë, Suedia dy, Estonia tri, Norvegjia katër, ndërsa Islanda ka tregues zero.
Sipas raportit të fundit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), përqendrimi mesatar i grimcave PM2.5 në Maqedoninë e Veriut ishte 22.3 mikrogramë për metër kub, mbi katër herë më i lartë se niveli i rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe më i larti në Ballkanin Perëndimor. OECD thekson se ndotja e ajrit rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës, mushkërive dhe goditjet në tru, ndërsa rëndon edhe sistemin shëndetësor dhe ekonominë.
Burimet kryesore të ndotjes mbeten përdorimi i qymyrit për energji, ngrohja e amvisërive me dru dhe lëndë djegëse të ngurta, trafiku dhe emetimet industriale. OECD vlerëson se, megjithëse vendi ka përmirësuar monitorimin e ndotjes dhe ka miratuar Planin Kombëtar për Mbrojtjen e Ajrit, nevojiten investime më të mëdha në energji të pastër, transport publik dhe sisteme moderne të ngrohjes për të ulur ndotjen dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

MARKETING

Description of image

MARKETING