(VIDEO) Mickoski pret që javën e ardhshme të ulen çmimet e derivateve të naftës
Pavarësisht rritjes së çmimeve të naftës dhe benzinës gjatë dy javëve të fundit, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë derivatet më të lira në rajon. Ai tha se Qeveria po monitoron lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe pret që javën e ardhshme të ketë ulje të çmimeve, ndërsa nuk përjashtoi masa të reja nëse do të jetë e nevojshme.
Hristijan Mickoski, Kryeministër
“Taksat e akcizës analizohen gjatë një periudhe dyjavore. Gjysma e dytë e muajit po afrohet drejt përfundimit dhe që të hënën do ta llogarisim mesataren për atë periudhë. Bazuar në këta parametra do të përcaktohen çmimet e reja të derivateve të naftës. Është pozitive që çmimi ka rënë për dy ditë me radhë. Sot është stabilizuar në rreth 85-86 dollarë për fuçi, prandaj pres një ulje më të madhe të çmimit të dizelit dhe benzinës që nga java e ardhshme”.
Kryeministri tha se Qeveria po ndjek nga afër zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe nuk përjashtoi masa të reja, në varësi të analizave që do të përfundojnë në fund të muajit. Ai tha se duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për një produkt që tregtohet në Bursë dhe të gjitha shtetet furnizohen nga i njëjti treg. Sa i përket masave të reja, ai shtoi se po presin përfundimin e periudhës deri më 31 korrik. Ai theksoi se një herë kanë ndërhyrë me akcizat dhe, pasi të përfundojnë analizat sipas ligjit, do të vendosin nëse do të ndërmarrin hapa të tjerë.
Anida Murati /SHENJA/

