Zidane nis aventurën te Franca, mesazhi i parë i trajnerit të ri për vendin

Zidane nis aventurën te Franca, mesazhi i parë i trajnerit të ri për vendin

Zinedine Zidane ka nisur zyrtarisht kapitullin e tij të ri në krye të Kombëtares së Francës.

MARKETING

Description of image

Gjatë paraqitjes së parë si përzgjedhës i “Les Bleus”, legjenda franceze falënderoi drejtuesit e Federatës Franceze të Futbollit dhe zgjodhi që mesazhin e tij të parë ta drejtonte për njerëzit që po përballen me vështirësi në vend.

“Përshëndetje të gjithëve, faleminderit president. Dëshiroja të dërgoja një mesazh mbështetjeje për të gjithë zjarrfikësit dhe njerëzit që punojnë në sektorin e bujqësisë. Ky është mendimi im i parë”, u shpreh Zidane.

Ish-kampioni i botës në vitin 1998 rikthehet te Kombëtarja e Francës, këtë herë në një rol drejtues, pas një karriere të jashtëzakonshme si futbollist dhe trajner.

Zidane, i cili si trajner i Real Madridit fitoi tri trofe radhazi të Ligës së Kampionëve, tashmë ka përpara sfidën për të udhëhequr një nga kombëtaret më të forta në botë drejt sukseseve të reja.

MARKETING