“Bomba” e merkatos: Mevlan Adili transferohet te Shkëndija e Haraçinës

“Bomba” e merkatos: Mevlan Adili transferohet te Shkëndija e Haraçinës

Shkëndija e Haraçinës vazhdon të përforcohet për sezonin e ri, teksa ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit me përvojë, Mevlan Adili.

MARKETING

Description of image

Pas negociatave të zhvilluara ndërmjet palëve, drejtuesit e skuadrës debutuese në elitën e futbollit vendor arritën ta bindin futbollistin shkupjan që të veshë fanellën kuqezi.

Adili vjen nga kampionati i Kosovës, ku së fundmi ishte pjesë e Gjilanit. Gjatë karrierës së tij ai ka ndërtuar një eksperiencë të pasur, duke mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura, si Shkëndija e Tetovës, Bylisi, Vllaznia, Shkupi, Žalgirisi dhe UTA Arad.

Me afrimin e 31-vjeçarit, Shkëndija e Haraçinës synon të fitojë më shumë siguri në repartin defensiv dhe të përfitojë nga përvoja e tij në sezonin e parë në elitën e futbollit. /SHENJA/

MARKETING