Policia Financiare ngre kallëzim penal ndaj një kompanie për mospagim të detyrimeve ligjore
Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli kundër një personi dhe kompanisë së tij, për dyshime për shmangie të tatimit.
Sipas njoftimit, gjatë viteve 2024 dhe 2025 kompania nuk ka raportuar dhe nuk ka paguar kompensimin ligjor për mbeturinat nga tekstilet e importuara, në vlerë prej 3.852.067 denarësh. Si pasojë, buxheti i shtetit është dëmtuar për të njëjtën shumë.
Nga Policia Financiare thonë se drejtuesi i kompanisë nuk e ka paguar këtë detyrim, edhe pse ishte i obliguar me ligj. Ata shtojnë se më 17 prill 2026 ai ka nisur procedurën për mbylljen e kompanisë, me qëllim që të fshehë mospagesën e kompensimit.
Rasti tashmë është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli, e cila do të vazhdojë procedurën.

