(VIDEO) “Qyteti i Gjelbër Human” kërkon përgjegjësi për shkumën në lumin Vardar
Ditëve të fundit janë shfaqur pamje dhe fotografi që tregojnë një sasi të madhe lënde të bardhë shkumore, e cila fillimisht mbuloi lumin Lepenec, pastaj vazhdoi poshtë rrjedhës drejt lumit Vardar. Pikërisht për këtë kanë reaguar nga Organizata Joqeveritare “Qyteti i gjelbër human” nga ku thonë se ky është vetëm incidenti i fundit në një seri të gjatë incidentesh, të cilat mund të ndotin mjedisin, biodiversitetin dhe jetën e qytetarëve, për sa kohë që disa njerëz të fuqishëm përfitojnë prej saj. Ata thonë se fatkeqësisht, një neglizhencë e tillë nuk është as e re dhe as e habitshme. Dhe se në vend që të zbatojnë vazhdimisht ligjet dhe të mbrojnë interesin publik dhe burimet natyrore, institucionet që supozohet të mbrojnë qytetarët po veprojnë më shumë drejt mbrojtjes së ndotësve industrialë. Ata kërkojnë urgjentisht nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Qyteti i Shkupit ti identifikikojë dhe dënojë përgjegjësit.
OJQ “QYTETI I GJELBËR HUMAN”
“Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Qyteti i Shkupit ‘mburreshin’ se inspektorët e tyre janë në terren dhe po përcaktojnë origjinën e substancës së bardhë shkumore. U bëjmë apel atyre që ta përfundojnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe transparente, ta informojnë publikun për rezultatet e analizave, të identifikojnë përgjegjësit për ndotjen dhe t’i mbyllin ndotësit industrialë përgjegjës për këtë helmim”.
Tutje ata thonë se nuk e pranojnë arsyetimin prej Qytetit të Shkupit, që mbase “ndoshta është shkumë nga një larje makinash” dhe histori të ngjashme, sepse sipas tyre, një larje makinash nuk mund të ndotë një lumë të tërë me shkumë, veçanërisht jo me metale të rënda.
Organizata kërkon dënime shumë të rrepta me burg, si dhe gjoba bazuar në të ardhurat vjetore të “terroristëve ekologjik”, siç I quajnë ata ndotësit.
Ata madje thonë se as nuk duam të dëgjojmë më për faktin se nuk kanë inspektorë, staf profesional apo para, pasi kanë drejtorë ekzekutivë të atyre institucioneve përgjegjësë pikërisht për këtë.
Anida Murati /SHENJA/

