(VIDEO) Mucunski: Procesi i anëtarësimit në BE duhet të mbetet i bazuar në merita

(VIDEO) Mucunski: Procesi i anëtarësimit në BE duhet të mbetet i bazuar në merita

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka zhvilluar sot takim me Fernando Mariano Sampedro Marcos, sekretar shtetëror për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit të Spanjës.

MARKETING

Description of image

Siç njoftojnë nga ministria, në fokus të bisedimeve ka qenë integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimet aktuale në procesin e zgjerimit të BE-së. Mucunski ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Spanjës për perspektivën evropiane të vendit si dhe për përkushtimin e saj që zgjerimi të mbetet ndër prioritetet strategjike të BE-së. Mucunski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me Spanjën në diskutimet e ardhshme për të ardhmen e politikës së zgjerimit.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

“Procesi i anëtarësimit duhet të mbetet i besueshëm, i parashikueshëm, i barabartë për të gjithë dhe i bazuar në merita, me një synim të qartë përfundimtar – anëtarësim të plotë në BE, paralelisht me avancimin e formave praktike të integrimit gradual”.

Përveç Mucunskit, Sekretarin e Shtetit për Bashkimin Evropian të Mbretërisë së Spanjës, në takim e ka pritur edhe zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ku siç njoftojnë nga atje, në atë takim është diskutuar për avancimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zbatimin e Agjendës së Reformave, si dhe zhvillimet aktuale në kuadër të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ministri Sali ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës ndaj perspektivës evropiane të vendit, duke theksuar se ruajtja e kredibilitetit të procesit të zgjerimit është me rëndësi strategjike jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING