Arrihet marrëveshja, Real Madridi e “mposht” PSG-në… Diomande zgjedh klubin spanjoll!

Arrihet marrëveshja, Real Madridi e “mposht” PSG-në… Diomande zgjedh klubin spanjoll!

“Here we go!” – me këto fjalë gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka konfirmuar transferimin e Yan Diomandes te Real Madridi.

MARKETING

Description of image

Sipas Romanos, talenti nga Bregu i Fildishtë është zyrtarisht lojtar i klubit madrilen, ndërsa marrëveshja thuhet se kapërcen vlerën e 100 milionë eurove, shkruan Indeksonline

Me këtë transferim, Diomande bëhet futbollisti i parë nga Bregu i Fildishtë në historinë e Real Madridit, duke shkruar një kapitull të ri për klubin spanjoll.
Për 20-vjeçarin kishte interesim të jashtëzakonshëm nga disa prej gjigantëve të futbollit evropian. Paris Saint-Germain, Liverpool, Chelsea dhe Manchester City ishin në garë për nënshkrimin e tij, por në fund ishte Real Madridi ai që fitoi garën për talentin e RB Leipzigut.

Diomande tërhoqi vëmendjen e klubeve më të mëdha pas paraqitjeve mbresëlënëse me RB Leipzigun, ndërsa e konfirmoi potencialin e tij edhe në Kupën e Botës, ku ishte një nga futbollistët më të spikatur të turneut.

MARKETING