(VIDEO) Në Çarshi u vendos pllakë përkujtimore për urbanistin polak
Në shenjë nderimi për një nga figurat që la gjurmë në historinë e Shkupit, sot u shpalos pllaka përkujtimore kushtuar urbanistit të njohur polak, Adolf Ciborovsk. Ceremonia u organizua si shprehje mirënjohjeje për kontributin e tij në rindërtimin e kryeqytetit pas tërmetit të vitit 1963, dhe ruajtjen e trashëgimisë historike të Çarshisë së vjetër të Shkupit. Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, kryeatri i Qytetit të Shkupit dhe mbesa e Adolf Ciborovskit, të cilët vlerësuan figurën dhe veprën e urbanistit polak.
Mexhiti tha se Ciborovski dha një kontribut të rëndësishëm për planifikimin e urbanit të qytetit.
IZET MEXHITI, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Tërmeti katastrofik i vitit 1963 shënoi një kthesë vendimtare për historinë urbane të Shkupit rindërtimi i qytetit veç tjerash përbënte edhe një sfidë për të përcaktuar se si do të duket dhe cfarë identiteti do të kishtë Shkupi në të ardhmen. Pikërisht në këtë proces Adolf Ciborovski dha një kontribut të rëndësishëm si një nga ekspertët kryesor ndërkombëtar të angazhuar në planfikimin urban të qytetit”.
Ndërkoh kryetari i qytetit të Shkupit theksoi se Ciborovski është një emër kyç dhe se nuk duhet të mbetet i papermendur
ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETARI I QYTETIT TË SHKUPIT
“Në ditën kur shënojmë 63 vjetorin e tërmetit katastrofik, nuk duhet të lejojmë që në këto ditë të mbetet pothuajse i papërmendur një nga emrat kyc për qytetin e Shkupit në momënt solidaritet dhe të rindërtimit. Bëhet fjalë për zotin Adolf Ciborovski, i cili sic theksoi edhe kolegu Izeti, pati një rol vendimtar në përiudhën nga viti 1964, pas tërmetit, deri në vitin 1967, për të ruajtur autencitetin e një prej pasurive më të mëdha kulturore të qytetit të Shkupit”.
Mbesa e urbanistit të njohur polak u shpreh se është e surprizuar që kujtimi i tij ende vazhdon të ruhet.
MBESA E ADOLF CIBOROVSKIT
“Dëshiroj të shprehë mirënjohjen time të thelë për kujtimin e arritjeve dhe punës së palodhur të tij në udhëheqjen e misionit të Kombeve të Bashkuara për hartimin e planeve për rindërtimin e Shkupit. Në të njejtën kohë jam e suprizuar dhe e prekur që kujtimi i tij vazhdon të ruhet me kaq sinqeritet dhe sot “.
Ceremonia u mbyll me vendosjen e luleve pranë pllakës përkujtimore, e cila nga sot do të shërbej si një simbol i përhershëm mirënjohjeje për Ciborovskin.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

