Turqia dënon vrasjen e katër palestinezëve, fajëson Izraelin për “politikën e gjenocidit”

Turqia dënon vrasjen e katër palestinezëve, fajëson Izraelin për “politikën e gjenocidit”

Turqia ka dënuar atë që e përshkroi si përshkallëzim të terrorit të paligjshëm të kolonëve në territoret e pushtuara palestineze, pas vrasjes së katër palestinezëve, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

“Ne e dënojmë fuqishëm terrorin e paligjshëm të kolonëve, i cili po përshkallëzohet në territoret e pushtuara palestineze”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Ministria turke tha se vrasja e katër palestinezëve sot nga “terroristë kolonë të inkurajuar nga qeveria Netanyahu” është “rezultat i politikës së vazhdueshme të gjenocidit të Izraelit”.

Ajo përsëriti thirrjen drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të siguruar që “krimet e kryera nga kolonët terroristë, të cilët uzurpojnë tokat palestineze dhe mbështetësit e tyre të mos mbeten pa u ndëshkuar, por që përgjegjësit të mbahen para drejtësisë”.

Më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, urdhëruan atë që e përshkruan si një “operacion ushtarak në shkallë të gjerë” në fshatrat palestineze në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, pas një sulmi me armë zjarri pranë vendbanimit të paligjshëm Havat Gilad.

Sipas korrespondentëve të Anadolu, kolonët izraelitë sulmuan më pas fshatrat palestineze Sarra dhe Urif, në qeverinë e Nablusit, duke u vënë flakën shtëpive dhe pronave të tjera palestineze, ndërsa banorët u përballën me ta duke hedhur gurë.

Dhuna në Bregun Perëndimor të pushtuar është intensifikuar që kur Izraeli nisi ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023. Sipas shifrave zyrtare palestineze, gjatë kësaj periudhe janë vrarë të paktën 1.182 palestinezë, mijëra të tjerë janë plagosur dhe afro 24.000 persona janë arrestuar gjatë bastisjeve ushtarake izraelite dhe sulmeve të kolonëve.

MARKETING