Tikveshi dhe Arsimi hapin sezonin e ri në elitën e futbollit vendo

Tikveshi dhe Arsimi hapin sezonin e ri në elitën e futbollit vendo

Sezoni i ri në elitën e futbollit vendor nis sot me përballjen mes Tikveshit dhe Arsimit, e cila do të zhvillohet në Kavadar me fillim nga ora 17:00. Tikveshi synon ta nisë kampionatin me fitore para tifozëve të vet, ndërsa Arsimi do të kërkojë të vazhdojë paraqitjet pozitive pas sezonit të kaluar, kur në edicionin e tij debutues la përshtypje të mira. Të dyja skuadrat do të synojnë një start pozitiv, në një duel që do të shënojë edhe hapjen zyrtare të sezonit të ri të kampionatit. /SHENJA/

MARKETING