Pep Guardiola refuzon ofertën për t’u bërë trajner i Italisë
Federata Italiane e Futbollit (FICG) i paraqiti Pep Guardiolës një ofertë këtë javë, por ish-trajneri i Manchester City vendosi të mos e merrte rolin.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Guardiola e ka refuzuar mundësinë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Kombëtares së Italisë.
Guardiola dëshiron të kalojë kohë me familjen e tij, të rikuperohet dhe të bëjë një pushim nga futbolli përpara se të marrë në konsideratë lëvizjen e tij të radhës.
“Pep Guardiola i thotë jo punës së trajnerit të ekipit kombëtar italian të ofruar nga Federata. Guardiola e shqyrtoi propozimin këtë javë, por dëshiron t’i kushtojë kohë familjes së tij, të rikuperojë energjitë dhe të kthehet në futboll më vonë”, ka shkruar Romano.
Spanjolli dha dorëheqjen si trajner i Manchester City pas 10 vitesh në klub, pasi kishte fituar disa trofe të mëdhenj, përfshirë gjashtë tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Ai tani pritet të marrë pak kohë larg nga menaxhmentit përpara se të kthehet në futboll në të ardhmen.

