Deputetët në seancë plenare, përshkallëzohet tubimi para Kuvendit
Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme po zhvillohet protesta e radhës para Kuvendit, ndërsa deputetët priten të mblidhen për seancë plenare në orën 10:00.
Policia ka blinduar zonën, duke vendosur gardh metalik që nga kryqëzimi i ‘Rrugës së Elbasanit’.
Protestuesit qëllojnë me vezë dhe domate në drejtim të efektivëve, dyshohet për dy policë të lënduar, shoqërohen me ambulancë
Protestuesit kanë hequr gardhin metalik para Kuvendit.
Protesta është përshkallëzuar ndërsa protestuesit kanë qelluar me vezë dhe domate në drejtim të policisë.

