Sezonin e ri e hap ndeshja Tikveshi – Arsimi
Sezoni i ri në Ligën e Parë të Futbollit është në prag të fillimit. Xhiroja parë nis tashmë këtë të premte, ndërsa risia e këtij sezoni është se, në vend të dymbëdhjetë skuadrave, do të garojnë vetëm dhjetë.
Ndeshja e parë, mes Tikveshit dhe Arsimit, do të zhvillohet të premten në Kavadar, me fillim në orën 15:00. Ndeshjet e tjera do të luhen të shtunën dhe të dielën, ndërsa në terminin e mbrëmjes të dielën do të përballen Shkëndija dhe Shkupi.
Këtë sezon kampionati do të zhvillohet me sistem katërfazësh, që do të thotë se secila skuadër do të përballet katër herë me çdo kundërshtar. Pjesa e parë e kampionatit do të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, ndërsa sezoni pranveror do të nisë në shkurt të vitit të ardhshëm.

