Alarm te Spanja para finales me Argjentinën, Lamine Yamal mungon në stërvitje
Kombëtarja e Spanjës ka marrë një lajm shqetësues vetëm pak ditë para finales së Kupës së Botës kundër Argjentinës.
Ylli 19-vjeçar, Lamine Yamal, nuk është stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës për shkak të disa shqetësimeve fizike.
Federata Spanjolle e Futbollit ende nuk ka dhënë hollësi për gjendjen e tij dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një lëndim serioz apo vetëm për një masë paraprake nga stafi mjekësor.
Mungesa e Yamalit ka ngritur shqetësime te kampi spanjoll, pasi ai konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Mbetet të shihet nëse sulmuesi i Barcelonës do të rikuperohet në kohë dhe do të jetë i gatshëm për finalen e madhe të së dielës kundër Argjentinës së Lionel Messit.

