Kredi të shpejta në emër të 19 personave, arrestohen dy gra nga Kumanova

Kredi të shpejta në emër të 19 personave, arrestohen dy gra nga Kumanova

Mashtruan 19 persona dhe morën kredi të shpejta në emër të tyre në vlerë mbi 10,8 milionë denarë, arrestohen dy gra nga Kumanova

Zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë arrestuar sot 22-vjeçaren A.S.D. dhe 34-vjeçaren M.V., të dyja nga Kumanova, nën dyshimin se, duke keqpërdorur të dhënat personale, kanë marrë kredi të shpejta konsumatore në emër të 19 personave dhe kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme 10.820.000 denarë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se ndaj A.S.D. është ngritur kallëzim penal për veprat penale “mashtrim” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”, ndërsa ndaj M.V. është ngritur kallëzim penal për “ndihmë”.

Sipas hetimeve, e dyshuara e parë, gjatë periudhës nga janari deri në korrik të këtij viti, duke vepruar sipas një plani të përgatitur paraprakisht dhe me qëllim që të përfitonte pasuri të kundërligjshme për vete dhe për të dyshuarën e dytë, në 19 raste i kishte mashtruar personat e dëmtuar.

Pa pëlqimin dhe autorizimin e tyre, ajo kishte përdorur të dhënat e tyre personale për të aplikuar për kredi të shpejta konsumatore. Pas miratimit dhe disbursimit të mjeteve, paratë përvetësoheshin në mënyrë të kundërligjshme nga të dyja të dyshuarat.

Sipas MPB-së, e dyshuara e dytë kishte vepruar në bazë të një marrëveshjeje paraprake dhe e kishte ndihmuar të dyshuarën e parë në realizimin e mashtrimit, duke ndërmarrë veprime që kishin mundësuar kryerjen me sukses të veprave penale.

MARKETING