IRGC e Iranit thotë se ka shkatërruar armë dhe dronë amerikanë në sulme në Bahrein dhe Kuvajt

IRGC e Iranit thotë se ka shkatërruar armë dhe dronë amerikanë në sulme në Bahrein dhe Kuvajt

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) ka pretenduar se ka shkatërruar disa armë dhe dronë amerikanë në sulme në Bahrein dhe Kuvajt, në mes të përshkallëzimit të tensioneve mes Teheranit dhe Ëashingtonit, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, IRGC tha se “disa depo të armëve dhe pjesëve rezervë për anijet dhe avionët e armikut” u shkatërruan në bazën Sheikh Isa në Bahrein gjatë një “operacioni të njëkohshëm me raketa dhe dronë disa orë më parë”.

IRGC tha se forcat e saj gjithashtu “shkatërruan ose dëmtuan një numër dronësh duke sulmuar platformën ku ishin vendosur dronët armikë MQ-9 në bazën Ali Salem në Kuvajt”.

Më herët, Kuvajti tha se mbrojtja ajrore u përball me “objektiva ajrore armiqësore” në hapësirën ajrore të vendit, ndërsa sirenat ranë për herë të katërt në Bahrein të martën në mbrëmje.

Sulmet vijnë në mes të tensioneve të rritura mes SHBA-së dhe Iranit për Ngushticën e Hormuzit ditët e fundit, ku të dyja palët kanë shkëmbyer sulme, pavarësisht një memorandumi mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani, që synonte t’i jepte fund konfliktit dhe të hapte rrugën për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.

MARKETING