Trump kërkoi nga Netanyahu “të tërheqë” trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Trump kërkoi nga Netanyahu “të tërheqë” trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një telefonate të enjten që të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani, transmeton Anadolu.

Duke cituar zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, një raport nga Axios theksoi se Trump i tha Netanyahut se prania e ushtrisë izraelite në territorin sirian po krijon tensione dhe mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm.

“Ata nuk ju duan atje. Duhet të ri-pozicionoheni”, i tha Trump Netanyahut, sipas një zyrtari amerikan të cituar nga Axios.

Raporti gjithashtu pretendoi se Trump bëri një kërkesë të ngjashme lidhur me Libanin, ndërsa Netanyahu argumentoi se Izraeli ka nevojë për zona sigurie përgjatë kufijve të tij.

Axios tha se telefonata u zhvillua një ditë pasi Trump u takua me presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, në kuadër të samitit të NATO-s në Turqi, ndërsa administrata Trump vazhdon përpjekjet për të avancuar një marrëveshje sigurie mes Izraelit dhe Sirisë.

MARKETING