(VIDEO) 31-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, marsh përkujtimor në Shkup për Srebrenicën
Qytetarë, aktivistë e përfaqësues të institucioneve kanë marrë pjesë në Marshin përjuktimor për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. Marshi i nisur nga Komuna e Cairit ka përfuanduar në Memorialin e Srebrenicës, i vendosur në Parkun e Çairit. Në këtë ceremoni morën pjesë dhe zëvendëskryeministri, Bekim Sali dhe kryetari i Këshillit Komunal në Çair, Muhamed Murtezi.
BEKIM SALI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR
“Në fakt jemi këtu për ta nderuar dinjitetin njerëzor, për ta përkulur kokën para viktimave të pafajshme dhe për të dëshmuar se kujtesa është detyrimi ynë moral dhe njerëzor. Pas 11 korrikut 1995, Srebrenica nuk është më vetëm emëri i një qytetit të Bosnjës ai është emri I gjenocidit të fundit në shekullin XX”.
Ndërkaq, Muhamed Murtezi theksoi se urrejtja u lejua të shëndërrohet në gjenocid për shkak të përkatësisë fetare dhe etnike.
MUHAMED MURTEZI, KRYETAR I KËSHILLIT KOMUNAL
“Srebrenica është një fakt i konfirmuar nga drejtësia ndërkombëtare ajo na kujton se në fund të shekullit 20, në zemer të evropës urrejtja u lejua të shëndërrohet në gjenocid vetëm për shkak të përkatësisë ndryshe etnike dhe fetare për këtë arsye përkujtimi i kësaj ngjarje nuk është vetëm një akt nderimi por edhe një detyrim”.
Aktiviteti u mbyll me homazhe dhe vendosjen e luleve pranë memorialit, në shenjë respekti për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

